surrat
SURRAT m. bised.
- 1. vjet. Fytyrë. Lan surratin. U nxi (u prish) në surrat. Nuk i qesh surrati.
- 2. keq. Fytyrë e shëmtuar, e keqe ose e ndyrë; turi. Njeri me dy surrate. Ia dha (ia hoqi) surratit. Ia përplasi në surrat. S'dua t'ia shoh më surratin.
- 3. keq. Njeri me fytyrë të shëmtuar a të keqe; fig. njeri i keq e zemërlig, që nuk e duam. Ku u gjend edhe ai surrat atje.
- 4. Dordolec. Surrat bostani.
- 5. SURRETËR,~IT ose SURRETA,~T vjet. Karnavale me maskë në fytyrë e me rroba laramane. Dilnin surretat. Visheshin surretër.