SYNIM m.

  • 1. Qëllimi që kërkojmë të arrijmë e për të cilin përpiqemi, ajo që i vëmë vetes si cak a si detyrë; dëshira e fortë dhe vullneti për ta bërë a për të arritur diçka. Synime të qarta (fisnike). Synimi për të ndërtuar shpejt. Synimi për të mësuar. E bëri me synim të caktuar. Ka si synim. E arritën synimin që kishin.
  • 2. kryes. keq. Qëllimi i fshehtë a i hapur për të shtënë në dorë me çdo mjet një vend ose për të vendosur sundimin mbi të tjerët. Synimet grabitqare të fashizmit (të imperializmit).