synoj
SYNOJ kal.
- 1. Kam si qëllim e përpiqem ta arrij këtë, e kam syrin te diçka. Synojnë të arrijnë më të përparuarit. Synonin të ngrinin popullin për luftë. Synonin pushtimin e vendit tonë. Është e qartë ku synon.
- 2. jokal. Marr në shenjë për të qëlluar me armë. Synon mirë. S'e linte mjegulla të synonte.