syprinë
SYPRINË f.
- 1. Faqja e sipërme e diçkaje, pjesa që mbulon a vesh sipërfaqen e diçkaje; sipërfaqe. Me syprinë të rrafshët (të lëmuar). Syprina e tryezës. Syprina e detit. Syprinë dërrase (xhami, mermeri).
- 2. gjeom. Sipërfaqe e kufizuar dhe e treguar me një numër.
- 3. Pjesa e sipërme e këpucës, faqe. Me syprinë të butë. Syprinë lëkure (boksi). Këpucë gome me syprinë pëlhure. Pret syprina. Makinë për qepjen e syprinave.