TËHARR kal.

  • 1. Shkul a heq barërat e këqija në arat e mbjella me të lashta, në kopshte etj.; pastroj të lashtat nga barërat e këqija; harr. Tëharrën grurin. Tëharrën arën.
  • 2. Rralloj misrin a bimët e tjera; krasit hardhinë a një pemë tjetër; kij; harr. Tëharrën misrin. Tëharrën rrushin (vreshtin, pemët).
  • 3. fig. Heq nga një shkrim ose nga një vepër letrare pjesët e dobëta a të tepërta, e kreh; e shkurtoj duke e pastruar nga gjërat e tepërta e pa vlerë. E tëharri romanin (dramën). E tëharri punimin (tekstin mësimor, programin).