tëmth
TËMTH m. kryes. anat.
- Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose pak të futura, të kokës së njeriut, që ndodhen përtej vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve. Tëmthi i djathtë (i majtë). Tëmthat e kokës. E goditi (e qëlloi) në tëmth. Më rrahin tëmthat. Shtrëngonte tëmthat. I ishin thinjur tëmthat. I dalçin (i plaçin) tëmthat! mallk.
- I janë fryrë tëmthat shih te FRYHEM. Ia nxori (ia qiti) tëmthat dikujt bën shumë zhurmë, bërtet a thërret me të madhe sa e mërzit shumë dikë. Më plasën tëmthat shih te PLAS. E vura gishtin në tëmth u mendova mirë, i vura gishtin kokës.