tërësisht
TËRËSISHT ndajf.
- 1. Në mënyrë të plotë a tërësore, duke e marrë të gjithë, plotësisht, krejt; pa asnjë përjashtim. Tërësisht dhe pjesërisht. Zhvillohet tërësisht. E trajtoi çështjen tërësisht. I plotësoi tërësisht detyrat. I miratuan tërësisht vendimet.
- 2. Kryekëput, me gjithçka, plotësisht, krejt. Iu kushtua tërësisht punës. Është dhënë tërësisht pas studimeve (pas muzikës, pas pikturës). Përqendrohem tërësisht.