TËRBOJ kal.

  • 1. edhe jokal. Më zë sëmundja e tërbimit, sëmurem nga tërbimi, tërbohem. E tërboi vapa qenin. Tërboi një lopë. E kafshoi qeni dhe tërboi.
  • 2. E zemëroj aq shumë dikë sa nuk përmbahet dot, e ngacmoj shumë sa nuk di më ç'bën, e bëj si të tërbuar, e bëj të mos e përmbajë më veten. Na tërboi kjo zhurmë. E tërboi me ato që i tha. Kjo i tërboi pushtuesit (armiqtë).
  • 3. fig. E përkëdhel dikë tej mase, duke ia plotësuar të gjitha dëshirat a kërkesat, e bëj që të mos përmbahet në dëshirat a në tekat e tij, e harboj. E tërboi vetë djalin (vajzën). E kanë tërbuar të mirat.
  • 4. jokal. fig. Bëhem i papërmbajtur në shfaqjen e dëshirave a të tekave; sillem si i tërbuar, harboj; hedh shkelma. Tërbuan kuajt (qetë). Tërboi nga të mirat. Tërbon kot.
  • 5. vet. veta III. Më ngacmon shumë diçka sa mezi e duroj; më bën të mos e duroj dot. Na tërboi kjo raki (kjo uthull). Janë kumbulla të tharta, të tërbojnë.