TËRBUAR mb.

  • 1. Që e ka zënë sëmundja e tërbimit, i sëmurë nga tërbimi. Qen i tërbuar. Njeri i tërbuar. Hyri (erdhi) si i tërbuar.
  • 2. I zemëruar aq shumë me dikë a me diçka sa nuk e përmban dot veten, që është bërë si i marrë nga inati, shumë i egërsuar. Armik (kundërshtar) i tërbuar.
  • 3. fig. I papërmbajtur në shfaqjen e dëshirave a të tekave; që sillet e vepron në mënyrë të papërmbajtur, i shfrenuar, i harbuar; i llastuar a i përkëdhelur tej masës. Fëmijë i tërbuar.
  • 4. fig. Që lëviz a shpërthen me vrull e me forcë, që vërshon pa u përmbajtur, që lëshohet me rrëmbim; që ka dallgë të mëdha e të furishme. Erë e tërbuar. Tufan i tërbuar. Det (oqean) i tërbuar.
  • 5. fig. Që është i përgjakshëm e shumë i ashpër; që bëhet pa mëshirë, i egër, mizor, barbar; që bëhet me tërbim. Luftë e tërbuar. Sulm i tërbuar. Fushatë (garë) e tërbuar. Terror i tërbuar.
  • Ujë i tërbuar shak. raki.