TËRHIQEM vetv.

  • 1. Largohem prej dikujt a prej diçkaje duke lëvizur prapa ose anash, zmbrapsem a bëhem mënjanë. U tërhoq prapa (mënjan). U tërhoq menjëherë. U tërhoq shpejt (ngadalë).
  • 2. Hiqem zvarrë, hiqem rrëshqanthi; zvarritem. U tërhoq këmbadoras (barkas, ijas).
  • 3. fig. E lë një punë të nisur, i largohem për shkak të vështirësive; heq dorë nga një mendim i mëparshëm, nga një urdhër i dhënë etj. U tërhoq para vështirësive. Ai nuk tërhiqet. U tërhoq vetë.
  • 4. usht. Zmbrapsem në mënyrë të organizuar me luftim nga një vijë në tjetrën, për t'u ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera taktike. U tërhoqën nga pozitat e mëparshme. U tërhoqën në vijën e dytë të mbrojtjes.
  • 5. fig. Jepem shumë pas diçkaje, më bën për vete diçka, më pushton me gjithë forcën, thithem prej saj. Ishte tërhequr pas muzikës (pas këngës, pas filmit). Tërhiqej pas bukurive të natyrës. U tërhoqën pas bisedës.
  • 6. Pës. e TËRHEQ.