tërkuzë
TËRKUZË f.
- 1. Litar i bërë zakonisht me lesh dhie. Tërkuzë e trashë (e hollë). E lidhi barrën me tërkuzë.
- 2. krahin. Kapistra e kalit. I vuri tërkuzën kalit. E tërhiqte nga tërkuza.
- E bëri tërkuzë (litar, pallamar) diçka e zgjati tepër e pa nevojë një punë, një bisedë etj.