TËRTHORE f.

  • 1. Ana a vija e jashtme, rrethina e një qyteti a e një fshati. Tërthorja e qytetit. Hynë në tërthoren e fshatit.
  • 2. Rrugë, që shkon me dredha nëpër një mal a kodër dhe që ngjitet drejt majës, rrugë e tërthortë. Tërthore e ngushtë (e gjerë). U ngjit në tërthore. I ra tërthores.
  • 3. bised. Vija e lakuar e kupës së qiellit, kupa e qiellit. U nxi tërthorja. Dielli u ngjit në tërthore.
  • 4. anat. Diafragma. Tërthorja e barkut.