tamam
TAMAM I ndajf.
- 1. Aq sa duhet, as më shumë e as më pak; ashtu si duhet, në rregull. I rrinë tamam këpucët (rrobat). I vjen tamam bluza (kostumet). Janë tamam paratë (delet). Është tamam për martesë.
- 2. Krejt njëlloj, pikë për pikë, njësoj, gjallë; barabar. Tamam i ati (e ëma, e motra, i vëllai). Janë tamam me njëri-tjetrin (nga mosha, nga madhësia, nga gjendja).