tani
TANI ndajf.
- 1. Në këtë çast, pikërisht në këtë kohë, në kohen kur jam duke folur a duke bërë diçka, tashti. Deri tani. Që tani. O tani, o kurrë! Tani nuk mundem (nuk e bëj). Tani po punoj. Me duhet tani! Tani e tutje që nga ky çast, që nga kjo ditë, këtej e tutje.
- 2. Në kohën tonë, në epokën tonë; në një periudhë kur jetojmë edhe ne, sot; kund. dikur. Tani s'ka më bejlerë. Tani nuk shkojnë me hatëret. Tani s'ka papunësi te ne. Tani çdo gjë është e qartë. Tani e njohim mirë njëri-tjetrin. Tani shkon rregullisht në shkollë.
- 3. Shumë pak përpara këtij çasti, fare pak përpara, s'ka shumë kohë, sapo, porsa; menjëherë pas këtij çasti, shumë shpejt, thuajse në këtë çast. Tani u nis (treni). Tani sa shkoi. Tani sa ia thashë. Tani vjen. Tani fillon. Tani do ta bëj. Tani do ta shoh, prit pak.
- 4. si pj. bised. Përdoret kur fillojmë të flasim a të tregojmë diçka, kur kalojmë në një mendim tjetër etj. për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve ose me kuptim përmbyllës. Tani, më thuaj ç'qe kjo? Tani, ta zëmë se është kështu. Tani, si përfundim mund të themi se... Tani, edhe ashtu mund të jetë.
- Tani për tani përkohësisht, hë për hë, dora-dorës.