tapë
TAPË f.
- 1. Lëndë shumë e lehtë, që nxirret nga lëkura e disa drurëve (sidomos nga një lloj lisi) dhe që përdoret për shtupa, për shollë këpucësh, për rrjetat e peshkimit etj.; një copë nga kjo lëndë. Dru tape. bot. dru, nga i cili nxirret kjo lëndë. Lisi i tapës. Copa tape. Taka prej tape. I vuri rrjetës tapat. Zë të çarat me tapë.
- 2. Shtupë mbyllëse zakonisht për shishe, që bëhet nga kjo lëndë ose prej druri, prej gome, prej plastike etj. Tapë druri (llastiku). Tapa e shishes (e shtambës, e bucelës). Nxjerrëse tapash. I hoqi (i vuri) tapën. Mbyll me tapë. I ka dalë tapa.
- 3. Mjet shpëtimi nga mbytja, që zakonisht lidhet në mes si brez dhe që përbëhet prej kësaj lënde ose prej një lënde tjetër të lehtë. Tapë shpëtimi. I hodhi tapën. Ngjeshi tapën në brez.
- 4. Diçka që zë vend e ngjishet diku dhe s'lë të dalë a të lëvizë diçka tjetër. Tapë dheu. Pastrimi i tapave të rërës.
- 5. përd. mb. fig. bised. I dehur keq, i pirë sa nuk e mbajnë këmbët. U bë tapë. Erdhi tapë në shtëpi.
- Është tapë (tapë topi) thjeshtligj., tall, i trashë nga mendja, që nuk kupton asgjë, që nuk merr vesh fare; që nuk ka fare njohuri për një fushë a për një çështje të caktuar. I vuri tapën (shtupën) gojës shih te SHTUP/Ë,~A. Është si tapa në shpinë të detit keq. s'është i zoti të zërë një vend e të qëndrojë, s'qëndron dot në një vend.