tarbë
TARBË mb. bised.
- 1. Që është tharë, shumë i hollë, i dobët, kockë e lëkurë (për trupin e njeriut a të kafshëve, për fytyrën etj.). Lopë (pelë) tarbë. Me fytyrë tarbë. Ishte bërë tarbë.
- 2. Që nuk ka gjë, që ka mbetur pa gjë fare, shumë i varfër. Ishte tarbë. Ua bëri tarbë (paratë, të gjitha) ua fitoi në lojë të gjitha, i la pa një dysh.
- E bëri tarbë dikë e mblodhi dikë, e bëri zap, e shtroi; e zbuti, e shtroi (një kafshë).