TARTABIQE f. zool.

  • 1. Kandërr vogël me trup të rrumbullakët e të shtypur, me ngjyrë vishnje të errët e me një erë të rëndë, që jeton si parazit në banesa, nëpër plasat a vrimat e mureve, të dërrasave, të shtretërve etj. ose në vende të errëta dhe që u thith njerëzve gjakun kur flenë; çimkë. Bar tartabiqesh. Erë tartabiqeje. Krevat me tartabiqe. Ka tartabiqe dhoma. Zhduk (mbyt) tartabiqet.
  • 2. Emër i përgjithshëm për disa kandrra parazitare e të dëmshme, që kanë thimth në pjesën e përparme të kokës, dy palë krahë të palosur e të puthitur si mburojë pas kurrizit dhe që thithin lëngun e kërcellit, të gjetheve ose të luleve të bimëve. Tartabiqja e lakrës. Tartabiqja e drithit. Tartabiqja e panxharit. Tartabiqja e fushës. Tartabiqet e pemëve.
  • 3. mospërf. Grua a vajzë shtatvogël dhe e imët.
  • 4. mospërf. shar. Njeri që të mërzit vazhdimisht për punët e veta, njeri i bezdisshëm e i pacipë. Është një tartabiqe ai, që...
  • Na marrtë pleshtat e tartabiqet (pleshtat, të këqijat)! mospërf. thjeshtligj. shih te MARR.