TAST m.

  • 1. muz. Një nga pllakat e gjata prej fildishi a prej lënde tjetër, që ka pianoja, fizarmonika etj. dhe që, kur shtypet, bën të goditet një tel a të hapet një vrimë brenda veglës e të dalë kështu një tingull; pjesë e ndarë me petëza metali a fildishi në bishtin e disa veglave muzikore me tela. Tastet e pianos (e fizarmonikës, e organos). Tastet e kitarës. U ra tasteve. Shtyp tastet.
  • 2. tek. Pllakë e vogël në trajta të ndryshme në një aparat, në një pajisje etj., e cila, kur e shtypim, vë në punë këtë aparat a një pjesë të tij; doreza me kokë në aparatin mors, që e rrahim për të dhënë shenjat e alfabetit në telegrafi. Tastet e makinës së shkrimit. U bie tasteve. Shtyp tastin.