TASTIERË f.

  • 1. muz.. Tërësia e tasteve të pianos, të fizarmonikës etj.; pjesa me tastet e këtyre veglave. Tastiera e pianos (e fizarmonikës, e organos, e kitarës). Lëvizte gishtat mbi tastierë. Mbylli tastierën e pianos.
  • 2. tek. Tërësia e tasteve në një makinë shtypi a tipografike; tërësia e tasteve të një aparati, të një pajisjeje etj. Tastiera e linotipit. Radio me tastierë.