Shqip redaktoni

tatëpjetë f.

  • 1. Faqe mali a kodre e pjerrët; rrugë që zbret pjerrtas vend i tatëpjetë, e tatëpjetë; kund. përpjetë. Tatëpjetë e madhe. Kaluam tatëpjetën. Vrapoi tatëpjetës. Tatëpjeta për pleq, përpjeta për djem. fj.u.
  • 2. fig. Rënie nga forca, nga shkalla, nga madhësia etj.; gjendje që shkon gjithmonë duke u keqësuar; rënie e shpejtë, e tatëpjetë. Tatëpjeta e jetës.
  • Mori tatëpjetën (teposhtën, tingtingën) shkoi gjithnjë e më poshtë, u bë gjithnjë e më keq, shkoi tatëpjetë.

tatëpjetë f.

  • 1. Faqe mali a kodre e pjerrët; rrugë që zbret pjerrtas; vend i tatëpjetë; kund. e përpjetë. E tatëpjetë e madhe (e fortë, e keqe). E tatëpjetë e ëmbël (e butë) e tatëpjetë që s'ka pjerrësi të madhe. Zbritëm (kaluam) në të tatëpjetë. Rruga ka të përpjeta dhe të tatëpjeta.
  • 2. fig. Rënie (nga forca, nga shkalla, nga madhësia etj.) që fillon të pësojë diçka; gjendje që shkon duke u keqësuar; rënie e shpejtë, shkatërrim. E tatëpjeta e jetës. Ka të përpjeta, (po) ka edhe të tatëpjeta. fj. u
  • Mori të tatëpjetën mori tatëpjetën.

tatëpjetë mb.

  • Që shkon nga lart poshtë, që zbret me pjerrësi të madhe, që ka pjerrësi. Vend i tatëpjetë. Rrugë e tatëpjetë. Është (vjen) i tatëpjetë.

tatëpjetë

I. ndajf.

  • Në drejtim të pjerrët nga lart poshtë; në një vend a drejt një vendi që shtrihet poshtë një vendi tjetër; teposhtë; poshtë; kund. përpjetë. Me kokë tatëpjetë. Zbret (rrjedh) tatëpjetë. Iku (mori, bëri) tatëpjetë.

II. parafj.

  • Përdoret me një emër në rasën rrjedhore dhe së bashku me të shënon vendin, drejt të cilit shkon poshtë dikush a diçka duke zbritur pjerrtas. Tatëpjetë malit (bregut, kodrës fushës, lumit).
  • Shkoi tatëpjetë shkoi gjithnjë e më poshtë, shkoi drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, u bë më keq, shkoi poshtë. E shkoi tatëpjetë diçka e gëlltiti, e kapërceu poshtë. Dikush (njëri) përpjetë e dikush (tjetri) tatëpjetë shih te PËRPJETË. Mos shko (mos vështro) gjithnjë përpjetë, po shko (vështro) edhe tatëpjetë fj.u. kush çan përpara, duhet të shohë dhe rrugën që ka bërë, duhen nxjerrë gjithnjë mësime nga e kaluara, s'duhet harruar e kaluara.