TEJ

I. ndajf.

  • 1. Larg vendit ku jemi, tutje; në anën tjetër, matanë, përtej. Tej nga fusha (nga malet, nga lumi). Një tej e një këtej. Vjen që tej. Shkon deri tej. Shtyhu (shko, ik) më tej. Mbeti tej. S'bëri më tej. S'e ndjek dot më tej. Është atje tej. Tej e më tej.
  • 2. Më pas, më vonë, pas ca kohësh, pastaj (në shkallën krahasore). E lëmë për më tej. Duhet edhe më tej. Do të vijë më tej. Më tej tha (tregoi, vuri në dukje)... Ç'do të bëjmë më tej?
  • 3. Në një shkallë më të lartë, më të madhe a më të fortë se më parë, më shumë, më mirë etj. (në shkallen krahasore). Përsosim më tej metodën (teknikën, artin). Thellojmë më tej studimin (përvetësimin) e diçkaje. Rritim më tej rolin (rëndësinë) e diçkaje. Mos fol më tej!

II. parafj.

  • 1. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore për të treguar se diçka është, ndodh a bëhet larg, tutje ose matanë vendit të shënuar nga emri. Tej malit (fushës, lumit, pyllit). Tej e përkëtej rrugës.
  • 2. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore me kuptimin «mbi, përtej, jashtë». Tej çdo mase (çdo parashikimi). Tej shumës. E kam tej vëllait e kam më të afërt se vëllain, e kam shkuar vëllait.
  • E hodhi (e flaku) tej (tutje) diçka nuk e pranoi në asnjë mënyrë, e hodhi poshtë. Çoj tej (më andej) shih te ÇOJ I.