tejdukshëm
TEJDUKSHËM mb. libr.
- 1. Që e lë dritën të kalojë nëpër trupin e vet, që mund të përshkohet tej e tej nga rrezet e dritës; që nuk të pengon të shohësh sendet matanë tij, që lë të duket gjithçka pas tij; i nëpërdukshëm. Lëndë (cipë) e tejdukshme. Xham (lëng) i tejdukshëm. Letër e tejdukshme. Ajër i tejdukshëm. U bë (gjysmë) i tejdukshëm. Është i tejdukshëm.
- 2. Që dallohet qartë, që kuptohet shumë lehtë, që duket sheshit. Me ndërtim morfologjik të tejdukshëm.