TEJENDANË

I. ndajf.

  • 1. Në të gjithë vendin, në të gjitha anët, kudo; nga njëra anë në anën tjetër, ngado. Përhapet (dëgjohet, kumbon, shkon) tejendanë. Gjelbëron fusha tejendanë. U ndriçua (vendi) tejendanë. I ra pyllit tejendanë.
  • 2. Krejt, plotësisht, tërësisht; nga fillimi deri në fund, pa asnjë përjashtim; vazhdimisht, gjithmonë. Përshkohet tejendanë nga ideja (nga mendimi, nga fryma, nga qëllimi). Kështu ka qenë tejendanë.

II. parafj.

  • Përdoret me një emër të rasës rrjedhore, me kuptimin «në të gjitha anët, nga njëri skaj në skajin tjetër». Tejendanë atdheut (fushës, pyllit, detit).