teknokrat
TEKNOKRAT m.
- 1. filoz. Përkrahës i teknokratizmit.
- 2. Ai që vë mbi gjithçka shkencën e teknikën, fetishizon rolin e inteligjencies teknike, të specialistëve dhe të anës teknike të punëve në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe nuk përfill rolin e veprimtarisë politike, nënvlerëson rolin e masave punonjëse etj.; ai që vuan nga teknokratizmi. Mendim (veprim, sjellje, qëndrim) teknokrati. E sheh diçka me syrin e teknokratit. Vepron (mendon, drejton) si teknokrat.
- 3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Specialist teknokrat. Në mënyrë teknokrate.