TEKNOKRATIZËM m.

  • 1. filoz. Rrymë sociologjike borgjeze e revizioniste e shekullit XX, e cila e fsheh shtypjen e egër të punonjësve nga monopolet kapitaliste dhe nga kapitalizmi shtetëror, duke vënë mbi gjithçka shkencën e teknikën, duke fetishizuar revolucionin tekniko-shkencor, duke mbivlerësuar rolin e inteligjencies teknike e të specialistëve në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe duke mohuar rolin e masave, domosdoshmërinë e revolucionit shoqëror, të udhëhequr nga klasa punëtore e nga partia e saj, për zhvillimin e shoqërisë, për zhdukjen e sistemit kapitalist e të plagëve të tij dhe domosdoshmërinë e diktaturës së proletariatit. Teknokratizmi borgjez (revizionist). Teoritë e teknokratizmit. Përkrahësit e teknokratizmit.
  • 2. Shfaqje e koncepteve të ideologjisë borgjeze, që e ka burimin në fetishizimin e shkencës e të teknikës, në vënien e specialistëve mbi gjithçka, në kujdesin e theksuar për anën teknike të punëve dhe në mospërfilljen e rolit të masave, të politikës etj.; prirje, veprim a sjellje që mbështetet në këto koncepte. Shfaqje (prirje) të teknokratizmit. Lufta kundër teknokratizmit.