TEKNOLOGJI f.

  • 1. Tërësia e njohurive a e dijeve për mënyrat e përpunimit fizik, kimik, pjesërisht edhe mekanik të lëndëve të para, të materialeve të ndryshme, të mallrave etj. dhe për metodat që zbatohen në një lloj pune ose në procese të caktuara të prodhimit; përshkrimi i këtyre mënyrave dhe metodave në udhëzues, grafikë etj. Teknologji e përparuar (e prapambetur). Teknologji mekanike (bujqësore). Teknologjia e prodhimit (e petëzimit, e shkrirjes, e metaleve).
  • 2. Tërësia e proceseve që kryhen sipas disa mënyrave dhe metodave e sipas një radhe të caktuar për përpunimin e lëndëve të para, të materialeve të ndryshme, të mallrave etj.; zbatimi i këtyre mënyrave dhe metodave për përpunimin e diçkaje, në prodhim, në punë etj. Teknologji e re. Teknologjia e përpunimit. Industri (fabrika, uzina) me teknologji të përsosur. Zbatimi i teknologjisë. Njoh (fut) teknologjinë e kohës.