TEKSTIL m. zakon.

  • Tërësia e copave të endura me fije pambuku, leshi etj., tërësia e pëlhurave, e bezeve, e stofrave etj. Tekstilet e leshta (e pambukta, e mëndafshta). Tekstilet shqiptare. Prodhime tekstili. Kombinati i tekstileve. Fabrikë tekstili.

TEKSTIL mb.

  • Që lidhet me punimin dhe me prodhimin e tekstileve; që i përket numrit a prodhimit të tekstileve, i tekstileve. Bimë tekstile bimë industriale (pambuku, liri, kërpi etj.), nga e cila marrim lëndën e parë a fijet për prodhimin e tekstileve. Industria tekstile.