televizion
TELEVIZION m.
- 1. Dhënia e pamjeve dhe e figurave të ndryshme në largësi me një aparat të posaçëm, i cili ka ekran, punon me rrymë elektrike e me antenë dhe ka edhe pajisjet e radios për zërin. Programi i televizionit. Përhap (njofton, jep) me televizion.
- 2. Institucion (me mjetet e pajisjet e nevojshme teknike dhe me specialistët e punonjësit përkatës), që përgatit programet për këtë lloj dhënieje; ndërtesa e këtij institucioni. Qendra e televizionit. Orkestra e televizionit.