TELLALL m.

  • 1. vjet. Ai që lajmëronte me zë të lartë në pazar, në qendër a në rrugët kryesore të qytetit për urdhrat dhe për vendimet e qeverisë, për lajmet dhe ngjarjet e rëndësishme etj.; kasnec; ai që shiste në pazar mallin a plaçkat e një tjetri, duke thirrur blerësit me zë të lartë. Tellalli i qytetit (i fshatit, i bashkisë). Lajmëronin me tellall. Thërret si tellall. I shitën me tellall. Nxori në tellall.
  • 2. keq. Dikush që përhap lajme e që propagandon një gjë me zhurmë e me bujë në interes të një tjetri. Tellallët e shtypit borgjez. Tellallët e revizionizmit. Tellallët e reaksionit. U bë tellall i të tjerëve.
  • Vuri tellallin e bëri diçka me zhurmë e me të thirrura sa e mori vesh gjithë bota; s'e mbajti të fshehur diçka, e përhapi një lajm në të katër anët. I zoti e shet, tellalli s'e jep fj. u. shih te ZOTI (i).