tendenciozitet
TENDENCIOZITET m. libr.
- 1. Të qenët tendencioz në sjellje, në veprime, në mendime, në pikëpamje etj.; karakteri tendencioz a fryma tendencioze e diçkaje; njëanshmëria e dikujt a e diçkaje. Tendenciozitet i hapur (i theksuar). Tendenciozitet politik (ideologjik, shoqëror). Tendenciozitet revolucionar. Tendenciozitet reaksionar. Tendencioziteti i punimit (i fjalimit). E tha (e bëri) me tendenciozitet.
- 2. art. Drejtim i caktuar ideologjik që ndiqet nga autori i një vepre artistike sipas gjendjes klasore dhe ideologjisë së tij; karakteri tendencioz që i jep autori një vepre artistike, fryma tendencioze e një vepre artistike; të qenët tendencioz i një vepre të tillë. Tendenciozitet i hapur (i theksuar). Tendenciozitet klasor (politik, ideologjik). Tendencioziteti i veprës (i romanit, i operës). E trajton me tendenciozitet.