TEORIKISHT ndajf.

  • 1. Sipas teorisë së një shkence, të një mjeshtërie, të një arti etj., në bazë të kësaj teorie, në përputhje me të; në mënyrë teorike, nga ana teorike, në teori. I fortë (i brumosur) teorikisht. E trajtoi (e shpjegoi, e përpunoi, e analizoi) teorikisht.
  • 2. Në një plan shumë të përgjithshëm teorik, duke u mbështetur vetëm në teori e duke lënë mënjanë praktikën; në mënyrë abstrakte. Diskuton (flet) vetëm teorikisht. E shtroi çështjen vetëm teorikisht. Teorikisht ka të drejtë.