tepër-tepër
TEPËR-TEPËR ndajf.
- 1. Pa masë, në një sasi ose në një shkallë shumë të madhe, shumë-shumë. E dua tepër-tepër. E çmoj tepër-tepër.
- 2. Në masën a në shkallën më të madhe që mund të arrijë, e shumta që mund të bëjë, shumë-shumë. Tepër-tepër mund të thotë (mund të mendojë) që... Tepër-tepër mund të mos flasë.