tepërt
TEPËRT mb.
- 1. Që e kalon shkallën, masën a madhësinë e zakonshme, që është më shumë se ç'duhet. Të nxehtët (të ftohtët) e tepërt. Ngarkesë (lodhje) e tepërt. Ngrënie e tepërt. Harxhim i tepërt. Lagështia e tepërt. Nga përdorimi i tepërt.
- 2. Që është a që mbetet tepër; që s'duhet, që s'hyn në punë; i panevojshëm, i padobishëm. Lëvizje të tepërta. Fjalë të tepërta. Forcat e tepërta punëtore. Lastarët e tepërt. Degët e tepërta. Ujërat e tepërta. Hallkat e tepërta. E shoh (e quaj) të tepërt. Ai është i tepërt këtu.
- 3. si em. TEPËRT,~IT (të) as. Të qenët e diçkaje mbi kufijtë a mbi caqet e zakonshme; masë, shkallë, sasi etj. më e madhe se zakonisht; shumicë, tepri. Kujdesej me të tepërt. Kishte para (shpenzonte) me të tepërt. Ia ktheu me të tepërt ia ktheu diçka duke i dhënë edhe një shtesë; ia shpërbleu diçka në një masë disa herë më të madhe.