teposhtë f.

  1. E tatëpjetë. Teposhtë e keqe. Teposhta e fshatit (e rrugës). Teposhta e moshës. Zbriti teposhtën.
  2. Mori teposhtën (tatëpjetën, tingtingën) shih tek TATËPJET/Ë,~A.

teposhtë

I. ndajf.

  • 1. Tatëpjetë. Shkoi (zbriti, mori) teposhtë. Varej (lëshohej) teposhtë. Ia dha vrapit teposhtë.
  • 2. Poshtë. Me grykë (me kokë) teposhtë. E ka vënë teposhtë.

II. parafj. Tatëpjetë. Ranë teposhtë grykës. Zbritën teposhtë shpatit.