terezi
TEREZI f. bised.
- 1. Peshore me dy krahë të barabartë dhe me dy pjata, mbi të cilat në njërën vihen gurët e peshës e në tjetrën sendi që peshohet; peshore. Peshoj në terezi.
- 2. Baraspeshë. Terezia e trupit. terezi gjatë lëvizjeve. Terezi në të ecur. Mbaj terezinë.
- 3. fig. Të qenët si duhet, gjendje e rregullt e diçkaje a e dikujt; rregull në vendosjen e çdo gjëje në vend të vet, në kryerjen e një pune etj.; të qenët ashtu si duhet, të qenët në vete. I vuri plaçkat e shtëpisë në terezi. E përdorte gjalpin me terezi. Harxhonte pa terezi. S'i ka punët në terezi. E ka punën në terezi. S'ka terezi në punë. S'është në terezi. S'ka gjë në terezi. S'më duket në terezi ai. E solli në terezi.
- 4. Mendje. Të luan terezia e kokës. I është prishur terezia. I jepte rëndësi tapisë dhe jo terezisë. keq. Doli çuni nga terezia.
- 5. Ujësi i muratorit a i zdrukthëtarit. I vuri terezinë.
- Me terezi
- a) me kujdes të madh, pa e tundur;
- b) me ngadalë, me masë e me kufi, me kujdes, duke e menduar dhe duke e peshuar mirë. S'ka terezi
- a) s'pritet të ndodhë gjë, nuk ka sy të ndodhë diçka;
- b) s'ka ndërmend të bëjë diçka. Nuk prish terezinë (gjakun) shih te PRISH. S'e mat fjalën në terezi nuk e peshon fjalën mirë, flet pa menduar mirë. Është në terezi tjetër euf. i ka rënë sëmundja e tokës.