teshë
TESHË f.
- 1. vet. Rrobat; veshjet, ndërresat. Tesha të vjetra (të reja). Teshat e shtatit. Tesha pune. Varëse teshash. Lau (hekurosi, bëri gati)teshat. Bleu një palë tesha.
- 2. vet. Plaçkat e shtëpisë, orenditë. Ka shumë tesha.
- 3. vet. nj. Qime, plaçkë e vogël a lëmishte, që të hyn në sy. I hyri një teshë në sy.
- 4. vet. nj. krahin. Agërshak. U thye tesha.
- 5. vet. hist. Enë balte a sende të tjera, që i viheshin të vdekurit të varr.
- Shkoi tek teshat shkoi në varr, vdiq. Me tesha e kotesha shih te KOTESHA,~T.