tetëmbëdhjetë
TETËMBËDHJETË num. them.
- 1. Numri që vjen menjëherë pas shtatëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me shtatëmbëdhjetë edhe një. Tetëmbëdhjetë veta. Tetëmbëdhjetë ditë. Tetëmbëdhjetë kilometra. Tetëmbëdhjetë lekë. Tetëmbëdhjetë vjeç. E ndau në tetëmbëdhjetë pjesë.
- 2. përd. num. rresht. I tetëmbëdhjetë. Godina (pallati) tetëmbëdhjetë. Në kilometrin tetëmbëdhjetë. Në faqen tetëmbëdhjetë.
TETËMBËDHJETË num. rresht.
- 1. Që i përgjigjet numrit tetëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e tetëmbëdhjetë. Ditën e tetëmbëdhjetë.
- 2. përd. em. f. Një nga të tetëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e tetëmbëdhjeta.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.