TEZGË f.

  • 1. Tryezë e veçantë, e gjatë dhe e hapur përpara, që vendoset brenda ose jashtë dyqanit dhe mbi të cilën vihen mallrat që shiten; pjesë e hapur e karrocës së dorës për të shitur plaçka a ëmbëlsira. Shiste me tezgë. Doli me tezgë. Vuri mallrat në tezgë. E kishte mbushur tezgën plot.
  • 2. Përdorëse e përbërë prej disa dërrasash të mbërthyera në dy drunj, që mbahet nga dy veta për të mbartur dhe, pleh, gurë, gëlqere a sende të tjera në largësi jo të mëdha. Tezgë e madhe (e vogël, e lehtë, e rëndë). Mbushi (zbrazi) tezgën.
  • 3. Shtrat i posaçëm prej pëlhure a prej doku të fortë, me dy drunj të gjatë anash, që përdoret nga dy veta për të mbartur njerëz të sëmurë, të plagosur a të vdekur; vig, shkalc. E prunë (e çuan) me tezgë. E sjellshin me tezgë! mallk.