THËRRIME f.

  • 1. Grimcë e vogël buke, djathi etj., dromcë. Thërrime buke (djathi). Bëri shumë thërrime.
  • 2. Pjesë e vogël e një lënde, fije a grimce; thërrmijë. Thërrime pluhuri (metali, gurësh). U bë thërrime u bë copë-copë, u thye në copa shumë të vogla,. u copëtua.
  • 3. vet. bised. Kokrra të vogla brumi me vezë, makarona të vogla si oriz, që gatuhen gjellë. Thërrime me mish (me gjalpë).
  • 4. fig. Sasi shumë e pakët e diçkaje, një pakicë: një çikë, një fije; shumë pak. Një thërrime bukë (djathë, miell). Asnjë thërrime aspak. Si mbeti thërrime si mbeti asgjë. S'kishte asnjë thërrime mëshirë. Se cenon asnjë thërrime. Hëngri (piu, fjeti) një thërrime.
  • E bëri thërrime (copë, copë e çikë, copë e kothere copë e thërrime) shih te BËJ. Është rritur me thërrime ka qenë shumë i varfër, s'ka pasur as bukë të hante, është rritur me të keq. Kush ha bukë, bën edhe thërrime fj.u. shih te BUK/Ë,~A,