thartoj
THARTOJ kal.
- 1. E bëj të thartë diçka, i jap shije të thartë; i hedh limon, uthull etj., më shumë se ç'duhet. E thartoj gjellën (supën). E thartova shumë.
- 2. Tharmëtoj, tharbëtoj. Thartoj qumështin.
- 3. kim. E kthej në acid; i shtoj sasinë e acidit, acidoj.
- 4. fig. Prish fytyrën e mbledh buzët për të shprehur pakënaqësinë a zemërimin për diçka, për të treguar se diçka nuk më pëlqen. Thartoi fytyrën (buzët, turinjtë).
- 5. fig. Ashpërsoj, acaroj, keqësoj, prish (marrëdhëniet me dikë). E thartoj punën me të. I thartuan fjalët. I thartuan marrëdhëniet.
- M'i thartoi trutë më trullosi; m'i lodhi aq shumë trutë, sa s'më punon mendja.