thashetheme f. vet.

  1. Fjalë të pathemelta, zakonisht të këqija, për dikë a për diçka, që pëshpëriten e përhapen nga njerëz llafazanë, shpirtvegjël e mikroborgjezë, të cilët marrin nëpër gojë të tjerët për t'i njollosur dhe nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë. Thashethemet e botës. Njeri i thashethemeve. Merrej me thashetheme. Ka mjaft thashetheme. T'u jepet fund thashethemeve! Luftojmë thashethemet. S'thyhet (nuk do t'ia dijë) nga thashethemet.

Per me shume mund te vizitoni faqen www.thashetheme.com