thek
THEK I m. kryes.
- 1. Tufë fijesh të bashkuara më një kokë, që varen varg në fund ose anëve të një petku, të një qilimi, të në mbulese, të një perdeje etj. për ta zbukuruar, xhufkë; fundet e fijeve anës një qilimi a një endjeje tjetër; fijet e shkurtra, me të cilat mbushet një qilim, një sixhade etj. thekë të gjatë (të kuq, të zez). Thekë ari. Qilim me thekë. Xhoke me thekë. Mbulesë me thekë. Shall me thekë. Gërshërë për thekë. I presim thekët. Bie borë me thekë bie borë flokë-flokë.
- 2. Halat e kallirit të grurit, të thekrës etj. thekët e grurit.
- Thekë e degë shumë i grisur, copë-copë. Në thekun e zemrës në thelbin e zemrës. Ia preu thekun gruas vjet. e ndau gruan dhe e turpëroi para të tjerëve, duke ia prerë xhufkat e brezit. Ia tjerrin thekun bisedës e zhvillojnë mirë bisedën, e qëndisin mirë muhabetin.
THEK II m. kryes. bot.
- Pjesa e lules së disa bimëve, që përmban endin. Thekët e misrit. Theket e zambakut.
THEK I kal.
- 1. Shpojë me diçka të mprehtë a me majë. E theku me shpatë (me thikë).
- 2. E qëlloj fortë dikë, i bie dikujt me forcë e pa pritur. Ia theku syve. Ia theku në fytyrë (në bark, në gju). Ia theku me shuplakë.
- 3. E mpreh, e nxjerr me forcë të veçantë; e nxjerr me fuqi dhe duke e dredhur (për zërin). Ia theku një kënge. Ia theku një gjel.
- 4. E bëj më të shpejtë, e nxitoj (hapin, vrapin etj.); shpejtoj, u jap këmbëve, iki me të shpejtë, nxitoj. Theku vrapin. Theki këmbët! Ia theku tutje. Thekja përpara!
- 5. fig. Më prek thellë në shpirt, më shpon a më ther në zemër, më mallëngjen, thekem. Më theku zemrën. Na theku shpirtin.
- 6. jokal. Bie borë e hollë dhe me flokë, bie borë me thekë. Po thek bora maleve.
- Të thek ai është shumë i zoti, është shumë i fortë.
THEK II kal.
- 1. E ngrohë bukën mirë para zjarrit sa të thahet e të marrë të skuqur. Thek bukën. E theku në zjarr. E vuri për të thekur.
- 2. Ngroh mirë pranë zjarrit a e lë në diell për një kohë të gjatë sa të skuqet a të rreshket. Thek këmbët (duart, kurrizin) pran zjarrit. E theku trupin në diell.