theks
THEKS m. sh
- 1. gjuh. Shqiptim me zë më të fortë ose me ton më të ngritur i një rrokjeje a i një zanoreje në fjalë, dallim që i bëhet një rrokjeje a një zanoreje në fjalë gjatë të folurit; shenjë e posaçme që, kur shkruajmë, vihet mbi zanoren e shqiptuar në këtë mënyrë. Theks i lëvizshëm (i lirë, i ngulët ose i palëvizshëm). Theksat ritmikë theksat e një vargu. Theksi i fjalës. Thinja e theksit. Lëvizja (shpërngulja) e theksit. Theksi bie mbi rrokjen e parafundit. Vuri thekset.
- 2. gjuh. Shqiptim me zë më të fortë ose me ton më të ngritur i një fjale a i një pjese të fjalisë, dallim që i bëhet një fjale a një pjese të fjalisë për të vënë në dukje rëndësinë kuptimore të saj, peshën emocionale që ka etj. Theksi logjik (kuptimor).
Theksi emocional. Theksi i fjalisë.
- 3. muz. Rritja e forcës në një notë të caktuar të melodisë; shenjë e posaçme që përdoret për të treguar këtë notë.
- 4. Mënyrë shqiptimi ose theksimi e tingujve, e fjalëve ose e fjalive në të folur, mënyra të foluri që është karakteristikë për një njeri a për një grup shoqëror; ndryshim i zërit (ngritje, ulje, forcim, dobësim etj.), që shpreh ndjenja të caktuara të folësit; theksim. Theks i këndshëm (i butë, i ëmbël, i ashpër). Foli me theks të veçantë (të huaj).
- 5. fig. Vëmendje e posaçme që i kushtohet diçkaje, rëndësi e veçantë që i jepet një gjëje; dallim i veçantë që i bëjmë diçkaje, nxjerrje në pah e diçkaje, vënie në dukje. Foli me theks të veçantë për diçka. Mori një theks të ri. Vë theksim mbi diçka përqendroj vëmendjen te diçka, e vë në dukje në mënyrë të veçantë, e nënvizoj, e theksoj.
- 6. fig. Karakteri i veçantë që ka ose që merr diçka; teeter kooti a po don