THEKUR mb.

  • 1. I tharë e i skuqur pranë zjarrit. Bukë e thekur.
  • 2. fig. I vënë mënjanë, e i ruajtur prej shumë kohësh. Para të thekura.
  • 3. fig. I rrahur mirë nga jeta, i pjekur; i kalitur. Është më i thekuri ndër të gjithë.
  • 4. si em.~A, ~AT (të) f. vet. fig. Fjalë të menduara mirë, fjalë prej një të pjekuri, fjalë që zënë vend; fjalë me kripë. I tha ca të thekura.