therem
THEREM vetv.
- 1. Zihem, përgjakem e vritem me dikë me thika, me shpata etj., pritem me dikë. U vranë e u therën. U therën me thika.
- 2. Ther veten me thikë, me kamë etj., Therem po s'qe kështu jam plotësisht i sigurt a i bindur që do të jetë kështu, shpoj veten po nuk qe kështu, e pres kokën po nuk qe kështu.
- 3. Pritem me diçka që ka majë të mprehtë. U thera me gjilpërë.
- 4. fig. Zihem e grindem keq me fjalë me dikë. U therën me shoku-shokun. U therën me fjalë. U theren e u grinë.
- 5. Pës. e THER 1-3.