thirror
THIRROR m. gjuh.
- Gjymtyrë e dytë e fjalisë, që shprehet me një fjalë ose me një togfjalësh dhe që, tregon njeriun a sendin, të cilit i drejtohemi a i bëjmë thirrje. Thirror i shoqëruar me pasthirrma. Është në funksion të thirrorit.
THIRROR mb. gjuh.
- Që shpreh një thirrje, që përdoret për t'iu drejtuar dikujt a diçkaje. Plotës thirror. Përdorim thirror. Rasa (trajta) thirrore. Fjalia thirrore.