thjeshtligjërim
THJESHTLIGJËRIM m. gjuh.
- Shkalla më e ulët e ligjërimit nga pikëpamja e normës letrare, që karakterizohet nga shkelje të kësaj norme, nga përzierje dialektore, nga një bazë shoqërore jo e gjerë dhe nga përdorimi i dendur i fjalëve e i shprehjeve me ngjyrim emocional keqësues e të rëndë; ligjërimi i thjeshtë. Fjali (shprehje) të thjeshtligjërimit.