thonjëza
THONJËZA f. vet. gjuh.
- Shenja pikësimi në trajtë të dy presjeve a të dy gjysmëkllapave këndore të cilat vihen në shkrim në fillim dhe në fund të atyre fjalëve që përsëriten pikë për pikë ashtu siç janë thënë prej dikujt ose theksohen me qëllim (përdoren me ironi, me tallje, me mosbesim, me përçmim etj). Vuri (hapi, mbylli) thonjëzat.
- Në thonjëza siç mendon; siç thotë dikush tjetër për të cilin po flitet; gjoja; i ashtuquajtur.