thua
THUA m.
- 1. Shtrese e hollë mbrojtëse prej lënde të brirtë, të fortë e gjysmë të tejdukshme, që është e lidhur fort me mishin dhe që mbulon majat e gishtërinjve të duarve e të këmbëve të njeriut. Me thonj të gjatë (të paprerë). Thoi i gishtit të madh. Prerëse thonjsh. Iu rritën thonjtë. Pres thonjtë. E gërvishti (e kroi) me thonj. Eci mbi thonj eci në majë të gishtave. I nguli thonjtë. I vuri thonjtë në grykë e zuri për gryke i shtrëngoi grykën me gishtërinj a me duar për ta mbytur.
- 2. Pjesa e brirtë në fund të gishtave të disa shpendëve e kafshëve, kthetër, çapua; bised. thundër kafshësh. Thonjtë e pulës. Thonjtë e bufit. Thonjtë e maces. Ia nguli thonjtë. I ranë thonjtë kalit.
- 3. vet. fig. keq. Zgjedhë shumë e rëndë, shtypje e padurueshme nga një njeri mizor, nga një grup njerëzish gjakatarë, nga një sistem shoqëror shfrytëzues nga ligje, zakone a pikëpamje prapanike e të rënda etj.; rrezik ose kërcënim i madh nga diçka; kthetra. Në thonjtë e imperializmit. Në thonjtë e bejlerëve (e çifligarëve, e tregtarëve, e xhandarëve). Në thonjtë e kanunit. Ra në thonjtë e dikujt a të diçkaje. E shpëtoj nga thonjtë e armikut (e vdekjes). E futi ndër thonj dikë. I hodhi thonjtë. I futi (i nguli) thonjtë dikujt. Zgjati thonjtë.