thuapulë
THUAPULË f. bot.
- Bimë shumë vjeçare e kullotave; me rrënjë, boshtore, me kërcej të shpeshtë e të lartë, me gjethe pesë e nga pesë në çdo degë dhe me lule në ngjyrë të verdhë në të kuqërremtë.
THUAPULË ndajf.
- Në trajtë trekëndëshash, në trajtë të thonjve të pulës, si thonjtë e pulës (për qepje). Qep thuapulë qep perin në trajtë trekëndëshash buzëve të një rrobe; i vë një qenar anëve të një rrobe prej pëlhure, prej shajaku etj. që të mos i dalin fijet a thekët.